Ishin duke marrë pamje nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudar
12 dhjetor 2022
| 11:14
Dy gazetarë janë kanosur në Rudar. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ata kanë raportuar se derisa kanë qenë duke marrë pamje nga barrikadat janë kanosur nga një person.
Më pas, sipas policisë ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Kanosje|Fshati Rudar 11.12.2022 – 10:30. Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.



