“Ishte ajo që më bëri të qaj”/ Ja si reagon Kate Middleton pas deklaratës së bujshme të kunatës

09 mars 2021 | 17:00

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan Markle, tashmë është transmetuar. Në intervistën e zhvilluar për “Oprah”, ata folën për herë të parë pa dorashka. Ata nuk hezituan që të rrëfenin detaje që askush nuk i dinte.

Harry dhe Meghan u duk se zbuluan prapaskenat më të errëta të Pallatit Mbretëror, duke tronditur vetë familjarët dhe opinionin publik gjithashtu.

Madje Meghan nuk la pa përmendur as Kate Middleton, për raportin që kishte me kunatën e saj. Teksa mediat shkruanin Markle e bëri dukeshën të qante, e vërteta ishte ndryshe.

“Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, ka treguar Meghan.

Por si i priti Kate këto fjalë? Pas deklaratës së bujshme, Middleton bëri daljen e parë publike në një intervistë virtuale me Jasmine Harrison. Ato folën për mundësitë që ka çdo vajzë dhe grua në botë dhe për arritjet që ato mund të kenë vetëm nëse heqin barrierat që i vënë vetes.

“Je një insprim i rrallë për vajzat e reja”, i tha Kate Jasmina-s. Ky ishte një injorim i madh për fjalët e Meghan që tronditën botën. Ndërkohë s’kemi ende asnjë reagim as nga mbretëresha, ndaj pritet për t’u parë në vazhdim ç’do të ndodhë.

“Ishte ajo që më bëri të qaj”/ Ja si reagon Kate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se pas…