“Ishte i traumatizuar…” Producenti amerikan bën deklarata të forta për Michael Jackson!

18 maj 2026 | 12:36

Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, ka rikthyer në vëmendje jetën private të Michael Jackson me pretendime të reja mbi të kaluarën e artistit legjendar. Në një intervistë të fundit, Mark tha se këngëtari i kishte folur në mënyrë personale për eksperienca të vështira të fëmijërisë, të cilat sipas tij kishin ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale dhe mënyrën se si ai i perceptonte marrëdhëniet njerëzore.

Sipas producentit, Jackson nuk e konsideronte veten një person abuziv, pasi ngjarjet që kishte përjetuar në moshë të vogël i kishte interpretuar për vite si diçka “normale” apo “lojë”, pa e kuptuar plotësisht natyrën e tyre.

Mark pretendon se artisti mbante trauma të forta emocionale që nga fëmijëria dhe se kjo kishte krijuar konfuzion te ai për kufijtë mes sjelljeve të pranueshme dhe atyre problematike. Këto deklarata vijnë në një periudhë kur emri i Michael Jackson është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve publike, pas dokumentarëve dhe projekteve biografike që kanë ringjallur debatet mbi jetën dhe figurën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Historikisht, kundër përdorimit të gjuhës shqipe kanë qenë…