Ishte infektuar me Covid-19, 44-vjeçari nga Fieri vdes në Maqedoninë e Veriut

09 prill 2020 | 09:40

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person i moshës 44-vjeçare, tek i cili është konfirmuar prania e koronavirusit.

Siç raporton Klan Maqedoni, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi nga Fieri, që kishte qëndruar Komunën e Kavadarit i vetëm në banesë me qira.

Siç thuhet, ai nga 31 Marsi nuk kishte shkuar në punë dhe supozohet se ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Viktima nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe as që ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se aprovimi i Kushtetutës…