Ishte kafshuar nga qeni, burri nga Massachusettsi bën transformim të jashtëzakonshëm

15 mars 2024 | 08:54

Një burrë, fytyra e të cilit ishte dëmtuar shumë pas kafshimit nga një qen, e ka “rindërtuar” atë në mënyrë shumë interesante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew Koplove, 37 vjeç, mbeti me një fytyrë të dëmtuar pasi kafsha e sulmoi me egërsi në vitin 2017.

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, nga Massachusetts, tha se lëndimet ishin aq të rënda saqë i vinte turp të dilte nga shtëpia – dhe vendoste një fashë mbi hundën e tij kur bëri një gjë të tillë për të ndaluar njerëzit të shikonin.

Por gjatë katër viteve pas sulmit ai pati 14 operacione për të rindërtuar gradualisht hundën e tij – dhe për t’i kthyer atij vetëbesimin.

Koplove tha: “Para rindërtimit të hundës, humba shumë nga vetja. Njerëzit shikonin ose më pyesnin se çfarë ndodhi. Ishte jashtëzakonisht e pakëndshme”.

“[Operacionet] më rikthyen jetën dhe besimin për të qenë përsëri vetvetja, të shkoj në takime, të takoj njerëz të rinj dhe të ndihem i sigurt në gjithçka që bëj”.

Ai shtoi: “Nuk kisha vërtet ndonjë shpresë gjatë asaj kohe të jetës sime derisa takova [kirurgun tim plastik]”.

“Ai më dha shpresë se do të kisha një rezultat të shkëlqyer pa deformime të dukshme të qëndrueshme. Ekipi mund të bëjë vërtet mrekulli”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se trashëgimisë…