“Ishte një nga njerëzit me funksion të lartë të zbulimit”, Duncan pyetet për Kadrin Veselin

23 shtator 2025 | 11:02

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon sërish para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Gjatë seancës, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit.

Duncan ka thënë se nuk e di emrin, por e di se kush është.

“Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Me sa më kujtohet mua është një nga njerëzit me funksion të lartë, në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha Duncan.

Kur është pyetur si e di këtë, Duncan është përgjigjur se nuk mund ta tregojë.

Ndërkohë i pyetur nëse ka arsye për ta kundërshtuar nëse është Kadri Veseli në fotografi, ish-diplomati britanik tha se nuk ka arsye.

Ai është pyetur po ashtu nëse e njeh Xhavitin Halitin të shfaqur në imazh.

Për këtë, Duncan ka kërkuar që seanca të kalojë në private pasiqë nuk ka pranuar që të përgjigjet në seancë publike.

“Kërkoj që të kaloj në seancë private për këtë pjesë, nuk e kam të qartë nëse mund të përgjigjem publikisht”, ka thënë Duncan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar dëshminë…