Ishte shpallur e vdekur nga koronavirusi, e gjejnë të gjallë në spital

26 prill 2020 | 15:21

Një lajm i çuditshëm vjen nga Ekuadori. 74-vjeçarja Alba Maruri ishte shpallur e vdekur nga Covid-19, por pas 3 javësh ajo rezulton të jetë gjallë!

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Guayaquil, që është dhe epiqendra e koronavirusit në Ekuador. Spitali e shpjegoi të gjithën këtë ngjarje me kaosin e krijuar në spital. Si pasojë e fluksit të madh, pati një ngatërresë të identitetit të personit.

Familjarët e 74-vjeçares kishin marrë edhe hirin, i cili pretendohej në fillim se i takonte asaj, por tani nuk dihet se kujt i takon.

Sipas gazetës lokale “El Comercio”, Maruri u shtrua në spital muajin e kaluar me ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Më 27 mars, familjarët e saj u njoftuan për vdekjen e 74-vjeçares dhe morën hirin një javë më vonë.

Por të enjten e 23 prillit, Marauri, e cila ishte në gjendje kome, u zgjua dhe ishte plotësisht e vetëdijshme. Kur ajo përmendi emrin e saj, mjekët u befasuan. Gruaja kërkoi menjëherë të telefononte motrën e saj. 74-vjeçarja, tashmë, është në gjendje të mirë shëndetësore./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…