Islam Pacolli: Sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2020 | 13:16

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, ka thënë se 17 shkurti është ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët.

Pacolli ka thënë se në ketë ditë festë të gjithë duhet të kujtojnë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës. “Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, ndaj dhe i gjithë kombi ynë kujton me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Islam Pacollit:

Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën

17 shkurti i vitit 2008 popullit të Kosovës i dha ndjenjën më të bukur, më të lumtur, më të fuqishme e më sublime.
Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, ndaj dhe i gjithë kombi ynë kujton me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës. Mirënjohës dhe falënderues aleatëve ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, te cilët na ndihmuan në krijimin e shtetit, ndërsa ne jemi të obliguar që të punojmë fort për konsolidimin e institucioneve, për ndërtimin, zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.
Urime Kosovë 12 vjetori i shpalljes së pavarësisë!
Me respekt
Islam Pacolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 12-vjetorit të…