Ismail Dibrani pret ambasadorin belg Cuvelier, theksohet bashkëpunimi në fushën korrektuese
30 prill 2026
| 12:46
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Grégoire Cuvelier. Gjatë këtij takimi, Dibrani e njoftoi ambasadorin me të arriturat e Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke theksuar avancimin e programeve rehabilituese, përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese si dhe përkushtimin për respektimin e standardeve ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ambasadori Cuvelier vlerësoi progresin e arritur dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Mbretëria e Belgjikës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, veçanërisht në fushat që lidhen me reformën dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.



