Ismail Syla: Thaçi ishte dhe është simbol dhe dëshmi supreme e zërit të arsyes

25 korrik 2025 | 16:17

Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla, ka thënë se intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi me Adriatik Kelmendin tregoi edhe njëherë arsyen pse Kosova e arriti lirinë më 1999 dhe pavarësinë më 2008.

“Tregoi se Hashim Thaçi sot e atë ditë e ka ruajtur ekuilibrin politik, shpirtëror dhe fizik, duke dëshmuar cilësi maratonisti të palodhshëm në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës. Ai edhe pse mbahet në burg fizikisht, është i çliruar nga shpirtvogëlsia, inati dhe urrejtja. Me mirëmbajtjen e integritetit personal është i palëkundshëm, i qëndrushëm dhe i pakompromis në idealin e tij”, ka shkruar Syla në “Facebook”.

Ai ka theksuar se pesë vite burg kaluan pa ia cenuar asnjë ind të humanitetit, pa ia nungushtuar dritaren e kthjelltësisë intelektuale, pa ia dobësuar staturën e fqisë morale.

“Ishte dhe është simbol dhe dëshmi supreme e zërit të arsys.Shtrohet pyetja: Si mund të mbahet në burg, e lëre më të dënohet një burrështetas kaq i drejtpeshuar që nuk e humb besimin në drejtësinë e idealeve jetësore, konsideratën e palënduar për miqtë ndërkombëtarë dhe vazhdon të jetë i matur, i moderuar dhe reflektues pozitiviteti, pavarësisht padrejtësisë përkohshme. Me profilin e tij kombëtar, politik, shtetëror dhe familjar, nuk ka si mos të ndjehemi krenarë si shqiptarë, si qytetarë të Republikës së Kosovës. Andaj, President, sa më shpejt në mesin tonë”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, i cili këtë verë iu…