Ismaili, 60-tshja e PDK-së takon veteranë dhe veterane të UÇK-së

14 dhjetor 2025 | 19:32

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në takimin që kjo parti pati sot me veteranët dhe veteranet e UÇK-së.

Ajo ka thënë se sa herë që takon veteranët dhe veteranet e UÇK-së mbushet me një emocion të cilin nuk mund ta përshkruan.

“Ata dhe ato identifikojnë një kod të madh moral. Një kod që gjeneratat e ardhshme do ta gravojnë në mendjet e tyre, si njerëz që i dhanë aq shumë kombit. Nuk ka rrugë ndryshe për misionin tim politik veç se si garantues për dinjitetin popullit tonë. Ata na mësojnë se duhet të jemi të palëkundur, ashtu siç ishin ata. Të vendosur, ashtu siç ishin ata. Me krenari të pafundme. Bashkë do t’ia kthejmë Republikën e Kosovës përpara”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Newcastle…