Ismaili: Dha dorëheqje me dinjitet, për Memlin PDK ka qenë gjithmonë e para

12 nëntor 2025 | 18:47

Uran Ismaili ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ismaili ka shkruar se me Krasniqin ka nisur rrugëtimin politik dhe është krenar për punën e ish kryetarit të PDK-së.

Postimi i tij:

Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal”, ka shkruar ndër të tjerash, Ismaili..

Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së.

Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij.

Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal.

Memli, të jam thellësisht mirënjohës për gjithë punën, dashninë dhe angazhimin që ke dhënë për PDK-në dhe për Kosovën.

Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr.

Shumë krenar me ty. Vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fletëvotimet e dyshimta në procesin e balotazhit të 9 nëntorit…