Ismaili dhe Balzi diskutojnë për bashkëpunimin në mes të BQK-së dhe Bundesbankës

18 korrik 2025 | 11:31

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, ka mirëpritur në takim Burkhard Balz, anëtar i bordit ekzekutiv të Bundesbankës gjermane, së bashku me delegacionin e tij, me rastin e vizitës së parë të nivelit të lartë të Bundesbankës në BQK.

Guvernatori Ismaili dhe Balz kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të rezervave, operacioneve dhe ngritjes se kapaciteteve.

Gjatë takimit, guvernatori Ismaili e ka informuar Balzin edhe për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe për reformat e gjera strukturore të ndërmarra për forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë pason takimin e fundit të guvernatorit Ismaili me presidentin e Bundesbankës, Joachim Nagel, në selinë e Bundesbankës ne Frankfurt, dhe reflekton thellimin e lidhjeve institucionale dhe bashkëpunimit strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat siriane janë duke u përgatitur për t’u kthyer në…