Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës, të premten në orë 19:00 në sheshin ‘Skendërbeu’

09 tetor 2025 | 15:12

Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në çdo lagje e fshat të kryeqytetit, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Të premten, më 10 tetor, në ora 19:00, te sheshi ‘Skënderbeu’, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës të fushatës sonë frymëzuese. Javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë”.

“Është koha të shënojmë bashkë ditën e parë të kapitullit të ri të qytetit me një tubim madhështor e plot shpresë. Është koha për Prishtinën, është koha jonë. Shihemi të premten! Hajde ma gjallë, Prishtinë, ma gjallë!”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…