Ismaili: Hamza ka pranuar të propozojë kandidat për President, por Kurti tha se propozojmë edhe ne

09 mars 2026 | 22:08

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë në ‘Pressing” të T7, se Bedri Hamza i ka thënë Albin Kurtit nëse kërkon propozim nga PDK atëherë duhet të zotohesh që e voton.

Ismaili tha se çështja ka qenë a do VV ta zgjedh Presidentin me PDK-në, apo ta përdor PDK-në për zgjedhjen e Presidentit.

“Ne kemi thënë nëse kërkon propozim nga ne zotohu që propozimin tonë e voton e nuk nxjerr kundërkandidat, ose çfarë po kërkon nga ne kuorumi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar “që ne…