Ismaili i PDK-së: Kjo seancë është farsë, as Konjufca nuk beson që mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij
19 nëntor 2025
| 15:10
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili ka thënë se edhe Konjufca e di që s’mund të jetë kryeministër.
“Nuk ka njeri as në LV, as në Kosovë, e as Konjufca që beson se mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë, i njëjti mentalitet që bllokohej me Albulena Haxhiun. Është dëshpëruese me pa Kuvendin kështu. Kemi tentuar me tejkaluar këtë situatë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se deputetët e PDK-së nuk kanë votë për qeverinë Konjufca.



