Ismaili: Kosova nuk toleron urrejtjen fetare
27 janar 2026
| 22:10
Ish-deputetja Besa Ismaili ka theksuar se djegia e Kuranit në Kosovë është akt i pastër urrejtjeje, provokim i rëndë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes shoqërore.
“Historia tregon qartë se luftërat fillojnë me djegien e librave të shenjtë. Këto akte të urryera janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen si vepra të motivuara nga urrejtja. Çdo heshtje institucionale është bashkëfajësi”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Ajo ka thënë se Kosova nuk toleron urrejtje fetare dhe ajo duhet të mbetet vend i respektit dhe tolerancës.



