Ismaili kujton nismën e Kadri Veselit për pronat publike, zotërohet ta çojë përpara në Kuvend (video)

19 dhjetor 2025 | 08:10

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, përmes një video në rrjetet sociale ka thënë se edhe pak muaj bëhën 10 vite kur Kadri Veseli pati ka kërkuar publikimin e listës së pronave publike të uzurpuara dhe emrat e uzurpatorëve, duke mbështetur transparencën dhe drejtësinë.

“Ai ka nxitur organet e drejtësisë për veprime konkrete dhe ka udhëhequr fushata për lirimin e pronave publike nga posedimi i paligjshëm”.

“Parimi i tij: prona private është e shenjtë! Rikthimi i pronave tek pronarët e ligjshëm është kyç për zhvillim dhe tërheqjen e investimeve”.

“Unë do të angazhohem në Kuvend për këtë nismë, duke ndjekur rrugën e ish-liderit tonë: përmes pyetjeve parlamentare, propozimeve amandamentuese dhe punës në komisionet legjislative. Zëri i parreshtur për shtetin, drejtësinë dhe pronën e qytetarëve: #besaismaili60”, ka theksuar Besa Ismaili.

Video👇

https://www.facebook.com/share/r/1JaLvtqVtK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi drejtues i Qendrës Kennedy, një nga qendrat më të…