Ismaili: Kurti i harxhoi 20 miliardë euro të buxhetit, por Kosovën e la në krizë dhe qytetarët të varfëruar (Video)

05 qershor 2026 | 15:52

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka në një video të publikuar në rrjetet sociale, drejtuar qytetarëve ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për gjashtë vite e ka thelluar krizën në Kosovë dhe e ka varfëruar qytetarin.

Ismaili ka thënë se Kosova sot ka ekonomi të ngecur, shëndetësi dhe arsim në rrënim, si dhe qytetarë që po jetojnë në pasiguri e varfëri.

“Rreth 20 miliardë euro i ka pasur në menaxhim Albin Kurti. Rreth 20 miliardë euro i ka tretur, derisa Kosovën e ka dorëzuar te mafia energjetike”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se kjo qeverisje ka prekur xhepin e secilit qytetar, nga tryeza e familjeve deri te ilaçet e të moshuarve.

Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për lëvizje përqindjesh mes partive, por për ta ndryshuar mendësinë e qeverisjes.

“Më 7 qershor, votoni PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër, për t’i larguar nga qeveria ata që duan monopol politik dhe nga politika ata që duan monopol personal”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore…