Ismaili: Mosballafaqimi i pushtetit në medie, uli lirinë e medieve dhe ngriti autoritarizmin

03 maj 2025 | 08:11

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili ka reaguar në lidhje me atë që  Kosova është renditur më së keqi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në indeksin e lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij.

Ajo ka shkruar në Facebook se të thuash se në Kosovë ka liri të medieve vetëm sepse secili mund të shajë e të fyejë, është një keqkuptim i rrezikshëm dhe i qëllimshëm i asaj që do të thotë liri mediale.

“Liria e medieve nuk është rrëmujë verbale, por është përgjegjësi, etikë dhe transparencë në shërbim të qytetarëve”.

“Sharja, shpifja dhe fyerja nuk janë shprehje e lirisë së fjalës, ato janë abuzim me të. Dhe kur qeveria fshihet pas kësaj zhurme, pa dalë publikisht të japë llogari për punën e saj, ajo jo vetëm që hesht, por prodhon pasiguri”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka theksuar se në vend që të jenë partner i së vërtetës dhe transparencës, institucionet sot shmangin përballjen me gazetarët dhe qytetarët. “Dhe kjo nuk është liri, kjo është heshtje me pasoja. Demokracia nuk ndërtohet me arrogancë dhe ikje nga përgjegjësia, por me përballje me publikun dhe me mediet”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka thënë se liria e medieve nuk është luks, është themel i demokracisë. “Dhe kur ky themel injorohet, rrënohet besimi qytetar, rritet dezinformimi dhe forcohet autoritarizmi. Rënia e lirisë së medieve është në proporcion me rritjen e autoritarizmit në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të…