Ismaili në Llukar: Fshatrat janë pjesë e ndryshimit në Prishtinë, zotohet për çerdhe, ujë dhe drita

05 tetor 2025 | 14:32

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Llukar, ku është pritur nga banorë të shumtë të zonës.

Para tyre, Ismaili është shprehur se Prishtina nuk ka nevojë për varësi nga qeveria për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe të fshatrave të saj.

“Unë nuk dal me projekte që nuk mund t’i realizoj. Prishtina është qendër që e ka buxhetin e vet dhe mund të vendosë vet. Nuk kemi nevojë me vetë askënd për me ndreqë çerdhe, drita, ujësjellës, trotuare apo infrastrukturë sportive”, ka thënë ai.

Ismaili ka theksuar se konfliktet e vazhdueshme ndërmjet qeverisë dhe komunës po e dëmtojnë zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa theksoi se pas 12 tetorit do të sjellë një qeverisje që punon për qytetarët, jo në përplasje me institucione të tjera.

“Prishtina duhet t’i përdorë paratë e veta për punët e veta, për shërbime bazike nuk ka nevojë për Qeverinë”, ka deklaruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer…