Ismaili në pazarin e vjetër të Prishtinës: Turpi i qeverisjeve 25-vjeçare, transformimi i tij nis nga 12 tetori

08 tetor 2025 | 15:42

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot Pazarin e qytetit, ku është pritur me mbështetje të madhe nga qytetarët dhe tregtarët që operojnë aty.

Gjatë takimeve me ta, Ismaili ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre për gjendjen e rënduar të pazarit dhe mungesën e investimeve ndër vite.

Tregtarët shprehën pakënaqësinë për kushtet aktuale, duke theksuar se infrastruktura e amortizuar dhe mungesa e higjienës e kanë bërë të vështirë funksionimin e përditshëm të bizneseve të vogla.

Ismaili ka thënë se pazari i Prishtinës është pjesë e identitetit të qytetit dhe se si kryetar do të angazhohet për rinovimin dhe modernizimin e tij, në mënyrë që tregtarët të kenë kushte dinjitoze për punë, ndërsa qytetarët një hapësirë të pastër e funksionale për blerje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën…