
Ismaili në takime me vullnetarët e lagjeve: Këto janë 5 zgjidhjet e mia për Prishtinën funksionale
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët në lagjet e kryeqytetit. Këtë herë ai u ndal në Arbëri dhe në fshatin Barilevë, ku diskutoi me qytetarët dhe prezantoi pesë zgjidhjet e tij kryesore për Prishtinën.
Ismaili tha se angazhimi i madh i qytetarëve që tashmë janë regjistruar si vullnetarë në platformën www.kohaperprishtinen.com është dëshmi e besimit dhe energjisë që po e merr kjo nismë. Pesë zgjidhjet që ai prezantoi janë:
• Hapja e sheshit “Xhorxh Bush”
• Zhbllokimi i trafikut për 18 muaj
• Rrugë të sigurta, 24/7
• Lagje të pastra, 24/7
• Prej betonit te komuniteti
Ai ka thënë se përveç këtyre zotimeve, ka planifikuar edhe zgjidhje specifike për secilën lagje të Prishtinës, duke u bazuar në nevojat dhe problemet konkrete të banorëve.