Ismaili: Nuk bëj premtime sa për vota, por për interes të qytetarëve

02 tetor 2025 | 23:17

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur për programin e tij dhe zotimet që i ka bërë para qytetarëve të kryeqytetit.

Ai përsëriti se nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve gjatë mandatit të parë, nuk do të kërkojë një mandat të dytë, por do të largohet përfundimisht nga politika.

Ismaili tha se shpesh i bëhet pyetja pse nuk propozon projekte madhështore, ndërsa theksoi se për të integriteti është më i rëndësishëm se sa premtimet që tingëllojnë mirë por nuk realizohen.

“Nuk mund të dal para qytetarëve të Prishtinës, në qytetin ku jetoj unë, familja ime e njerëzit e mi, dhe ata të më kthejnë shpinën duke thënë ‘ky na ka mashtru’,” tha ai.

Ai theksoi se programi i tij është i ndërtuar mbi kërkesat reale të qytetarëve dhe mbi projekte të matshme e konkrete.

“Kur shkoj në lagje për t’i prezantuar projektet, unë e kam të menduar edhe financimin. Dhe për këto gjëra nuk të duhet leja e qeverisë – për pastërtinë, për ndriçim, për çerdhe, për trotuare, për autobusë, për semaforë apo për qendrën për menaxhimin e trafikut. Këto nuk janë zgjidhur për 25 vite, jo pse kanë qenë e pamundur, por sepse ka munguar vullneti politik,” tha Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës,…