Ismaili: Për gjashtë muaj do të fillojmë ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

01 shkurt 2021 | 22:42

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se në planin e rimëkëmbjes për shëndetësi, qysh në gjashtë e muajt do të filloj ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Sa ishte ministër i shëndetësisë, Uran Ismaili kishte nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e këtij spitali, por, i cili nuk u shty përpara nga dy ministrat pasardhës.

Sot, Ismaili ka prezantuar një video përmes së cilës ka treguar si do të duket ai spital dhe kur do të fillojë ndërtimi.

“Plani i Rimëkëmbjes për Shëndetësi i jep prioritet të veçantë Spitalit të Prishtinës dhe unë ju garantoj se në 6 muajt e parë të qeverisjes sonë do të fillojnë punimet në ndërtimin e këtij spitali.”, ka thënë Ismaili.

Ky spital, sipas Ismailit do të ketë  200 shtretër, 4 salla të operimit, 54 dhoma të intervenimit dhe mbi 200 profesionistë shëndetësorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është fotografuar në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit në…