Ismaili pyet Kurtin: Çka qite n’dritë?

28 shtator 2022 | 21:37

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka thënë se kjo qeveri e mbushë kohën e saj në pushtet me aktivitete joproduktive.

Ai ka thënë se në vend të arsyetimeve, qeveria duhet të nis punën dhe të dalë nga zona e komoditetit.

“Këta e mbushin kohën me aktivietete joprodukteve. A i keni parë njoftimet e llojit, sot kemi marrë 100 vendime, 20 fjalime etj. Te ne thojnë, a qite n’dritë diçka? Këta thonë kemi mbajtur kaq takime, kemi diskutuar kaq herë… por ku është rezultati i juaj”, ka pyetur Ismaili në Pressing të T7.

Ish-ministri i shëndetësisë Ismaili, ka thënë se Qeveria e Kurtit ka rastin që të bëjë një kapërcim të madh në shëndetësi, por edhe në sektorë të tjerë.

“Këta kanë i kanë parakushtet për ta bërë një kapërcim të madh në shëndetësi. Nuk ka asnjë vend ku qeverisja vjen në fletë të bardhë, pa asnjë problem. Qeveritë përballen me problemet e kohës. Qeveria nuk është për t’u arsyetuar, por për të punuar dhe për të dalë nga komoditeti”, ka deklaruar ai.

Duke e kritikuar ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, Ismaili ka thënë se nuk është problem se çfarë mbathë ai, por ka thënë se mos-vullneti i tij për punë, është shqetësues.

“Nuk është problem a vjen me kaubojka, a me patike, a me xhinse në punë. Mungon vullneti për punë. Një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe, gabime jashtëzakonisht të mëdha në menaxhim. Deklarime që do të rregullohet shëndetësia në 10-15 vitet e ardhshme. Pra, ai nuk është përgjegjës, do të jetë ministër por s’ka përgjegjësi aktuale, sepse rezultatet shihen pas 15 viteve”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në “Pressing” të T7, ka…