Ismaili pyet qytetarët për sheshin ‘Xhorxh Bush’: Është blloku trafiku, por s’ka problem që nuk zgjidhet

06 gusht 2025 | 10:53

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ka pyetur disa qytetarë nëse mendojnë se duhet hapur sheshi “Xhorxh Bush” për qarkullim të automjeteve.

Ai ka pyetur në “Facebook” se “a i shërben ndokujt sheshi ‘Xhorxh Bush’ i mbyllur edhe për vetura, edhe për këmbësorë?”, ndërsa ka publikuar një video.

“Janë afro katër vite prej kur sheshi ‘Xhorxh Bush’ është mbyllë për qarkullim. Pa kurrfarë plani. Kjo ka shkaktuar kaos, bllokadë gjithandej në qytet. Si rezultat, e kemi një gropë të madhe në qendër të qytetit, ku është blloku trafiku dhe e pësojnë bizneset përreth. E çmimin e krejt kësaj e paguajnë qytetarët e Prishtinës”.

“Mos të keqkuptohemi. Krejt kemi qejf me e pasë një shesh të madh në qendër të Prishtinës, mirëpo jo shkel e shko, jo kështu duke e blloku trafikun qe katër vite pa ofruar kurrfarë zgjidhje”.

“Është koha për Prishtinën dhe nuk ka problem që nuk zgjidhet. Veç a din dhe a do”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 530 mijë euro janë paguar për tre muaj, për…