Ismaili: Qytetarët me Covid po trajtohen vetë në shtëpi, nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

15 dhjetor 2020 | 15:28

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar të martën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me situatën e pandemisë.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë.

Ismaili ka theksuar se qytetarët të cilët janë infektuar me Covid-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

“Qytetarët e sëmurë nuk e dinë se kë duhet të thërrasin dhe ku të drejtohen pasi të infektohen me virus. Ju takon juve që si qeveri të ftoni të gjithë kryetarët e komunave që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre ngase dora e shtetit nuk po ndihet”, është shprehur Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia e Regjistrimit…