Ismaili: Do ta plotësojmë çdo kërkesë të Hemato-Onkologjisë

11 mars 2018 | 13:03

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se do t’i plotësojnë të gjitha nevojat që ka reparti i Hemato-Onkologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

“Aparatura të reja dhe funksionale për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kanceri dhe leukemia. Ne do të plotësojmë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur. Falënderoj edhe Albanën për iniciativën e saj humanitare ‘Ti je një luledielli’, në ndihmë këtyre fëmijëve. Të gjithë së bashku mund të bëjmë shumë për fëmijët”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka…