Ismaili: U ka ardhur fundi çmimeve që dallojnë nga barnatorja në barnatore

21 shkurt 2019 | 10:24

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se shumë shpejt çmimet e barnave në vend nuk do të dallojnë nga një zonë në tjetrën.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se që nga fillimi i mandatit ka marrë shumë ankesa të qytetarëve se çmimet e barnave, të cilat ata po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore, duke i vënë ata para detyrimit që të bëjnë shpenzime të larta. 

“Por, edhe kësaj padrejtësie që ka dëmtuar xhepin e qytetarëve për rreth dy dekada, po i japim fund. Përmes iniciativës për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, qytetarët tanë, kudo që jetojnë, në fshat ose në qytet, do të mund ta blejnë ilaçin e tyre me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën. Gjithë këtë po e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë nga shpenzimet dhe t’i ndihmojmë farmacistët që të orientohen vetëm në ofrimin e shërbimit profesional farmaceutik”, ka shkruar ministri Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate,…