Ismaili uron fituesit brenda PDK-së dhe të partive tjera politike

13 qershor 2026 | 21:36

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besa Ismaili-Ahmeti, ka falënderuar qytetarët për besimin, mbështetjen dhe votën e dhënë në zgjedhjet e fundit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo vlerësoi procesin zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet dëshmuan edhe një herë maturinë qytetare, respektimin e rregullave demokratike dhe kulturën politike në vend.

Ismaili-Ahmeti shprehu mirënjohje të veçantë për strukturat e PDK-së, aktivistët, vullnetarët dhe mbështetësit e saj, të cilët, sipas saj, i qëndruan pranë gjatë gjithë garës zgjedhore.

Ajo bëri të ditur se në proceset zgjedhore ka ruajtur një mbështetje të qëndrueshme prej mbi 8 mijë votash, duke e cilësuar këtë si dëshmi se qytetarët vlerësojnë konsistencën në vlera, qëndrime dhe kauza.

“Megjithëse ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar një ulëse në Kuvend, mbetem po aq e përkushtuar dhe besnike ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite”, ka deklaruar ajo.
Ismaili-Ahmeti tha se e pranon rezultatin zgjedhor me respekt, ndërsa uroi të gjithë kandidatët fitues, si brenda PDK-së, ashtu edhe në subjektet e tjera politike.

Postimi i saj:

Të dashur qytetarë,

Nga zemra ju falënderoj për besimin, mbështetjen dhe votën tuaj!

Këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë maturinë qytetare, respektimin e rregullave demokratike dhe kulturën tonë politike. Për këtë, secili prej jush meriton mirënjohje.

Një falënderim të veçantë shkon për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, aktivistët, vullnetarët dhe mbështetësit e mi të palodhur, të cilët më qëndruan pranë gjatë gjithë kësaj gare.

Gjatë proceseve zgjedhore në vazhdimësi kam ruajtur një mbështetje të qëndrueshme prej rreth mbi 8 mijë votash. Kjo për mua është dëshmi se konsistenca në vlera, qëndrime dhe kauza vlerësohet nga qytetarët. Ndonëse ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar një ulëse në Kuvend, unë mbetem po aq e përkushtuar dhe besnike ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite.

Rezultatin zgjedhor e pranoj me respekt dhe njëkohësisht uroj të gjithë kolegët fituesë, si brenda Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu edhe në subjektet e tjera politike.

Angazhimi im për Kosovën të parën është i palëkundur. Do të vazhdoj të jem një zë i përgjegjshëm, konstruktiv dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe të vlerave që përfaqësoj.

Me respekt dhe mirënjohje,
Besa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-hetuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka komentuar takimin…