
Ismaili: Vota jote më 12 tetor është votë për Prishtinën e së ardhmes!
08 tetor 2025
| 15:11
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar kompaninë Gjirafa.
“Takim frymëzues me ekipin e kompanisë Gjirafa, një prej historive tona më të suksesshme të inovacionit në teknologji dhe sipërmarrje dixhitale. Prishtina ka potencial të bëhet kryeqytet i zhvillimit teknologjik dhe i mendjeve krijuese, e këtë do ta arrijmë përmes bashkëpunimit me kompani vizionare si Gjirafa. Do ta çlirojmë potencialin e plotë të Prishtinës me investime të mençura në fushën e teknologjisë informative”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili.
Ai ka thënë se vota e qytetarëve më 12 tetor është votë për Prishtinën e së ardhmes.