Ismajli, garancia e Empolit për mbijetesë

06 maj 2025 | 14:35

Te skuadra e Empolit janë më se të bindur se edhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në Serie A të Italisë.

Empoli, aktualisht po lufton për mbijetesë dhe renditet i parafundit në tabelë me 25 pikë të mbledhura kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Një prej arsyeve të forta që të Empoli janë të bindur se do të mbijetojnë, është qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, shkruan të martën “Gazzetta dello Sport”.

Ismajli është rikthyer nga lëndimi dhe ka qenë i pazëvendësueshëm në dy ndeshjet e fundit, të cilat Empoli i humbi nga Fiorentina e Lazios.

Madje, Ismajli ndaj Lazios ishte kapiten i Empolit dhe pritet ta udhëheq ekipin drejt mbijetesës ndaj Parmas, Monzas dhe Comos.

28-vjeçari po e luan sezonin e tij të fundit tek Empoli, pasi në verë do të largohet si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kujtuar heroin Luan Haradinaj…