Ismajli në udhëkryq për të ardhmen

23 qershor 2025 | 16:05

Ardian Ismajli është në udhëkryq për të ardhmen. 28-vjeçari ka përfunduar një sezon mjaft të mirë në Serie A dhe tashmë është kthyer në objektiv të disa skuadrave në Evropë.

Beshiktash një ndër klubet më të mëdha në Turqi ka kohë që ndjek me interes situatën e Ismajlit dhe është gati ta afrojë në radhët e veta, por konkurrenca nuk mungon as nga Italia. Bologna dhe Verona, dy klube që kërkojnë të forcojnë prapavijën për sezonin e ardhshëm, e shohin mbrojtësin shqiptar si një mundësi të vlefshme dhe me kosto zero.

Fakti që Ismajli është pa kontratë e bën atë një përforcim të arsyeshëm financiarisht për çdo klub. Paga aktuale rreth 900 mijë euro bruto në sezon është e përballueshme si për klubet italiane, ashtu edhe për Besiktasin që ka kapacitete më të mëdha buxhetore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Liria ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës për…