Ismajli prezantohet te Torino

09 korrik 2025 | 11:25

Ardian Ismajli është zyrtarisht një futbollist i Torinos, me klubin “granda” që prezantoi mbrojtësin kuqezi në një mënyrë shumë origjinale, me simbolin e kombit tonë, shqiponjën.

“Klubi i Torinos ka nderin të komunikojë se Ardian Ismajli është një futbollist i ynë. Ismajli firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”, thuhet në njoftimin e Torinos, ku nuk mungoi as CV e tij, një lojtar me shumë eksperience ku vetëm me fanellën e Empolit ka zhvilluar 106 ndeshje. Ismajli është një element shumë i rëndësishëm edhe i përfaqësues shqiptare ku me fanellën kuqezi ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. “Përshëndetje tifozë granada. Jam i nderua të vesh fanellën e demave. Forca dema”, ishte mesazhi i parë i Ismajlit drejtuar tifozët të ekipit torinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një debati parlamentar, kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar…