
Ismajli prezantohet te Torino: Ky është shpirti që do të jap gjithmonë në fushë
Ardian Ismajli ka folur për herë të parë si lojtar i Torinos, duke ndarë emocionet pas transferimit te “granatat”. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare tha se nuk ka pasur asnjë dyshim kur mori ofertën nga klubi italian.
“Jam këtu prej disa javësh dhe ndihem shumë mirë. Qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, prandaj kur më thirrën nuk hezitova”, u shpreh ai.
I lindur në Kosovë, Ismajli foli edhe për rrënjët dhe familjen e tij: “Jemi tre fëmijë; babai merret me politikë, vëllai është karabinier, ndërsa motra informaticiene. Emir Sahiti është si vëlla për mua”.
Sa i përket rolit në skuadër, ai tha: “Jam ndjerë gjithmonë kapiten edhe pa shirit. Me Shqipërinë pata nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi dhe di si t’i përballoj”.
Ismajli e konsideroi Serie A si realizim ëndrre: “Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Jam gati të përshtatem si në mbrojtje me tre ashtu edhe me katër lojtarë”.
Në fund, mbrojtësi shqiptar dha një mesazh të qartë për tifozët: “Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Ky është shpirti që do të jap gjithmonë në fushë me fanellën e Torinos”.
