
Ismajli: Udhëtimi im mbaron këtu, te Empoli u rrita
30 qershor 2025
| 16:15
Pas përfundimit të kontratës me Empolin, Ardian Ismajli është tani një lojtar i lirë.
Mbrojtësi kuqezi, nuk ka hezituar që të falenderojë të gjithë për mbështetjen e dhënë, gjatë këtyre 4 sezoneve.
“Të dashur njerëz të Empolit, pas katër vitesh udhëtimi im mbaron këtu. Në këto katër vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje”, shkruan Ismajli.