Ismalii: Kursimet e Kurtit prej 16 euro e 41 centë, manipulim klasik

24 prill 2026 | 12:19

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismali, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për arrogancë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se arroganca e Kurtit tregohen edhe në deklarimin e kursimeve të tij në formularin për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë.

Ai ka vlerësuar se shifra e deklaruar pre16 euro e 41 centë kursime është manipulim.

“Ka një arrogancë në këtë shifër, dhe pikërisht kjo arrogancë me ka shty të flas sot. Shifra 16 euro e 41 centë e kursimeve të kryeministrit nuk është një shifër që ngjall pasigurinë për te që ngjall ndjenjë solidariteti që të bën të bashkëndjesh apo që gjeneron keqardhje. 16 euro e 41 centë të kryeministrit është një hile e një njeri që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare e që shtiret se jeta e tij është e vështir e po ia del me vështirësi e s’po ankohet”, ka thënë ai, duke shtuar se manipulimi është verim i rrezikshme.

“Manipulimi është një karakteristikë e rrezikshme dhe e dëmshme e secilit udhëheqës. Dhe 16 euro e 41 cen është moment klasik i manipulimit të varësisë nga një njeri që nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë. Kryeministri nuk ka kokëçarje të varësisë mos u mërzitni”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi personal i Cristiano Ronaldos, Giorgio Barone, ka zbuluar detajet…