Ismet Beqiri: Nëse jo me VV-në, qeverinë e bëjmë me AAK-në dhe Nismën

21 janar 2020 | 23:35

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, ka komentuar opsionet e formimit të qeverisë dhe ato nëse dështon marrëveshja VV-LDK.

Beqiri në RTV Dukagjini ka thënë se në LDK ende nuk është vënë në diskutim opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet, por megjithatë nuk e ka përjashtuar një opsion të tillë.

“Nuk e them se nuk vjen në rend të ditës kjo pikë, nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë dhe nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në”.

Por, ai thotë se në LDK ka mbështetje absolute opsioni i arritjes së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Beqiri thotë se megjithatë nuk përjashtohet as edhe mundësia që pasi të bëhet koalicioni VV-LDK pas një viti kur të vjen dita për të zgjedhur presidentin të shkohet në zgjedhje.

Beqiri deklaroi se fakti që janë ulur me Vetëvendosjen në tryezë është një kompromis nga ana e LDK-së, pasi sipas tij në ta kaluarën këta të fundit u kanë bërë shumë dëme zyrtarëve të LDK-së me gaz dhe me djegie makinash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka…