Ismet Krasniqi falënderon për mbështetjen Pamela Vipond

09 shkurt 2022 | 11:52

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka takuar sot në Pekin zëvendësdrejtoreshën e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Pamela Vipond.

“Presidenti Krasniqi e ka falënderuar zv/drejtoreshën Vipond për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep KOK-ut në realizimin e aktiviteteve të ndryshme, veçanërisht në ndarjen e bursave olimpike, ku drejt Paris 2024, me bursa nga fondi i SO dhe KOK-ut do të mbështeten 22 sportistë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Nga ana e saj, Vipond ka falënderuar të parin e KOK-ut për korrektësinë e treguar dhe bashkëpunimin e deritashëm, për çka të dyja palët u pajtuan që ky bashkëpunim dhe mbështetja për KOK-un të rritet edhe më shumë, bazuar edhe në rritjen e sukseseve të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti, Ramush…