Ismet Kryeziu: Ashtu siç i kemi partitë, i kemi edhe institucionet!

15 prill 2026 | 21:39

Ismet Kryeziu, KDI, ka vlerësuar se partitë politike pa demokraci të brendshme, transparencë dhe llogaridhënie nuk mund të prodhojnë vlera ndryshe në jetën institucionale.

Sipas tij, mënyra se si funksionojnë partitë reflektohet drejtpërdrejt edhe në institucionet e vendit, duke shtuar se mungesa e kulturës demokratike të brendshme është problem i përhapur në të gjitha subjektet politike në Kosovë.

“Partitë pa demokraci të brendshme, transparencë dhe llogaridhënie, dhe me udhëheqje të centralizuar e autoritare, nuk mund të prodhojnë vlera të ndryshme në jetën institucionale. Ashtu siç i kemi partitë, i kemi edhe institucionet — dhe ashtu do t’i kemi edhe në të ardhmen. Fatkeqësisht, mungesa e kulturës për demokraci të brendshme është e pranishme në të gjitha partitë politike”, shkruan Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje…