Isniqi dhe Baballoqi i japin mbështetje të jashtëzakonshme Ramosajt

04 tetor 2025 | 22:13

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai sonte ka mbajtur takime me banorët e Isniqit dhe Baballoqit.

Ramosaj nga këto dy fshatra ka marrë përkrahje të madhe.

“Entuziazëm dhe vullnet i madh në Isniq, i shprehur sonte nga takimi i ngrohtë me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e madhe më 12 tetor. Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit! Faleminderit nga zemra Isniq, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatëve për Asamble, Muhamet Bojkaj dhe Mentor Januzaj”.

“Ju jam mirënjohës qytetarëve të Deçanit, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej komunës tonë! Këtë mbështetje e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatit Baballoq, për mua si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble, Florim Mataj”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letërsia shqipe u pasurua me një zë të ri, të…