Istogu, Deçani, Lipjani dhe Skenderajt nuk kanë nevojë të bëjnë koalicione për Kuvendin Komunal

06 nëntor 2025 | 13:51

Bekim Salihu, analist i politikave në Institutin GAP, ka bërë me dije se nga 11 kryetarët e komunave të Kosovës (përjashtuar komunat me shumicë serbe) që kanë kaluar pa balotazh, vetëm kryetari i Istogut, ai i Deçanit, Lipjanit dhe Skenderajt nuk kanë nevojë të bëjnë koalicione me partitë e tjera në Kuvendin Komunal.

Ndërkaq në komunat e tjera, si Ferizaj, Drenas, Podujevë, Shtime, Kamenicë, Han i Elezit dhe Malishevë, kërkohet koalicion mes fituesit dhe ndonjërës nga subjektet e përfaqësuara në Kuvendin Komunal.

“Përparësi për kryetarët fitues që nuk e kanë shumicën në Kuvendin Komunal është hendeku jo i madh mes subjektit të tyre dhe arritjes së shumicës. Shembull, në Ferizaj nga 41 asamblistë, 18 i ka siguruar PDK-ja dhe i duhen edhe tri vota për të bërë shumicën. Në Drenas, nga 27 asamblistë, i duhen gjithashtu tri vota për ta bërë shumicën. Po aq vota i duhen edhe Shpejtim Bulliqit në Podujevë; nga 35 ulëse, vetëm 15 i ka siguruar VV-ja. Në Kamenicë, nga 21 asamblistë, 9 i ka VV-ja dhe i duhen së paku edhe dy vota, ndërkaq Ekrem Kastratit në Malishevë i duhet vetëm edhe një votë për të siguruar shumicën – përkatësisht, nga 27 ulëse në Kuvendin Komunal, 13 i ka siguruar Nisma, Kryetari i Shtimes i duhen edhe tri vota, përkatësisht nga 21 ulëse në Kuvend Komunal VV i ka siguruar tetë ulëse, ndërsa në Hanë të Elezit kryetari fitues i PDK i duhen edhe dy vota për të siguruar shumicën, gjegjësisht nga 15 ulëse në Kuvendin Komunal 6 i ka siguruar PDK-ja. Kur një kryeministër i Kosovës e humb shumicën në Kuvendin e Kosovës, ai ose ajo shkarkohet, ndërsa kur një kryetar komune e humb shumicën në Kuvendin Komunal, ai bllokohet dhe çakordohet”, ka shkruar Salihu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë se…