Istogu ‘detyrohet’ t’i luajë dy ndeshje të EHF European Cup në Sllovaki

23 tetor 2023 | 13:33

Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, Istogu po përballet më vështirësi dhe është e detyruar që t’i zhvilloj të dy ndeshjet në Sllovaki, është hera e parë pas katër viteve që Istogu do të zhvilloj ndeshje jashtë vendit.

Skuadra e Istogut që nga hapja e Palestrës së Sporteve i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet evropiane në Istog për të qenë afër sportdashësve të qytetit të Istogut, ndeshjen e raundit të dytë, këtë vit Istogu i zhvilloi në Pejë dhe u kualifikua në raundin  e tretë ku do të takohet me njërën prej skuadrave më të forta të kësaj gare evropiane Juventa nga Sllovakia.

Palestra e Sporteve në Istog thuajse është jashtë funksioni si pasoj e dëmeve të shkaktuara në fillim të vitit e që fatkeqësisht nuk janë sanuar kurrë, defekteve tjera dhe rikuzitave që nuk janë konformë standardeve evropiane.

“Kampionatet në të gjitha sportet janë në vlugun më të madh të garave është shumë e vështirë të gjinden termine në palestra kudo në Kosovë ngase klubet e qyteteve përkatëse kanë ndeshjet e tyre. Istogu është skuadra e vetme në Istog e cila i ka sjellë qytetit trofe madje jo një por dhjetëra të tillë, është kampione e shumëfishtë dhe prej skuadrave më të mira në vendin tonë, e vetmja skuadër e hendbollit që këtë vit ka arritur të kaloj raundin në garat evropiane përkundër vështirësive më të cilat po përballet, por që fatkeqësisht institucionet komunale dhe ato qendrore po bëjnë fare pak që skuadrës më të mirë në vend t’i ofrojnë kushtet elementare për zhvillimin e aktiviteteve të klubit dhe përfaqësim të denjë të vendit tonë në Evropë”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.

KHF Istogu pas dy javë udhëton në Sllovaki për të zhvilluar dy ndeshje atje të raundit të tretë, përkundër sukseseve të arritura në këto rrethana të vështira të krijuara skuadra nuk ka asnjë lloj suporti nga institucionet qoftë nga komuna e Istogut qoftë nga MKRS-ja. është vetëm FHK-ja ajo që angazhohet t’i qëndroj afër skuadrës ashtu si edhe skuadrave të tjera që janë pjesë e saj. Istogu nuk ka ndërmend të ndalet por do të bëj çmos të vazhdoj rrugëtimin e saj prej një skuadre evropiane dhe sukseseve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e…