Istogu e fiton finalen e parë

24 maj 2024 | 15:15

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Hendbollistet istogase të enjten mbrëma mposhtën Ferizajn me rezultat 31:27, për ta bërë hapin e madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshja e dytë është në Banjë. Istogu tani është një fitore larg titullit të kampionit.
Istogaset e nisën më mirë ndeshjen, që ishte e fortë dhe luftë sportive.

Gradualisht Istogu rriti epërsinë, ndërsa në minutën e 19-të u shkëput në pesë gola, 12:7. Ferizaj u afrua në 12:10, ndërsa pjesa e parë përfundoi 15:13 për Istogun. Edhe në pjesën e dytë mysafirët u shkëputën në pesë gola, 24:19. Ferizajaset u afruan sërish në dy gola në disa raste, por jo edhe më shumë.
Istogaset me përvojë e mbyllën ndeshjen sigurt dhe me fitore të madhe.
Esma Muratoviq ishte më efikasja tek Istogu me 8 gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica e nga pesë Carolina Ana Gomes e Silva Pat Batista. Aleksandra Bazoviq i kishte 11 pritje.

Te Ferizaj, më e dalluara ishte portierja Teninke Kaba me 14 pritje. Amanda Lemos i kishte dhjetë gola, ndërsa gjashtë Salematou Camara.
Ferizaj e ka fituar Kupën, por tashmë është prapa në garën e fortë për titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…