
Istogu e fiton gjysmëfinalen e parë
Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Istogu të enjten mbrëma e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 29:21. Ndeshja u zhvillua në Banjë.
Istogut, që të dielën e fitoi Kupën e Kosovës, i duhet edhe një fitore për kualifikim në finalen e madhe. Ndeshja e dytë zhvillohet në Gjakovë.
Shqiponja nisi mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 3:0. Istogu barazoi së pari në minutën e 16-të, 6:6. Sërish Shqiponja ishte në epërsi, ndërsa barazim tjetër u regjistrua në minutën e 24-të, 9:9. Në minutën e 25-të, Istogu për herë të parë doli në epërsi, 10:9, e më pas edhe 11:9.
Me një seri golash në fillim të pjesës së dytë, Istogu u shkëput në 18:13. Dhe më gjakovaret nuk ia dolën të afrohen në rezultat.
Suzana Ujkiq i shënoi nëntë gola për Istogun. Tetë i realizoi Sucacuexe Paulo Sebastiao. Alma Nivokazi ishte më efikasja te Shqiponja me 12 gola.