
Istogu, fitues i Superkupës së Kosovës
Istogu është fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Istogu e ka fituar Superkupën për herë të tretë nga katër edicione sa zhvillohet kjo garë në vendin tonë.
Istogu të shtunën fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:31.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Istogaset ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa ferizajaset, me gjithë përpjekjet, nuk rrezikuan epërsinë e tyre.
Dijana Ujkiq dhe Joneide Balo Olikaka i shënuan nga nëntë gola për Istogun. Shtatë i realizoi Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shtuan Suzana Ujkiq e Nihed Limem.
Te Ferizaj më efikasja ishte Elsa Kongjeli me nëntë gola. Shtatë i shtoi Sevdanur Ozkan, derisa nga katër i kishin Fetane Uzunlar, Luljeta Sopjani e Lorena Matarova.
Istogu është kampion në fuqi dhe po ashtu fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.