Istogu kompleton suksesin historik

18 nëntor 2018 | 23:46

Istogu ka arritur sukses historik të dielën. Pasi të shtunën shënoi fitoren e parë në gara evropiane, Istogu të dielën e kompletoi suksesin duke fituar sërish ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago dhe duke kaluar kështu me sukses rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste.

Ndeshjen e dytë Istogu e fitoi me dy gola dallim, njëjtë si ndeshjen e parë. Rezultati i ndeshjes së dytë ishte 23:21 në të mirë të Istogut, ndërsa ndeshja e së shtunës përfundoi 26:24 për skuadrën e drejtuar me shumë sukses nga Faruk Shala.

Të dy ndeshjet u luajtën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, pasi në qytetin e Istogut ende nuk ka përfunduar ndërtimi i palestrës. Por vajzat istogase patën përkrahje të madhe nga shikuesit, që kishin udhëtuar në numër të madh nga Istogu.

Pjesën e parë në ndeshjen e luajtur të dielen Istogu e fitoi me rezultat 12:9. Më efikasja ishte Elma Kameri me plot 10 gola. Albina Rugova e Arlinda Krasniqi shënuan nga katër gola. Por të gjitha lojtaret dhanë kontributin e tyre për këtë sukses të madh.
Kështu Istogu ka zënë vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Sfiduese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,…