
Istogu me kundërshtar nga Greqia
15 korrik 2025
| 12:04
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Në shortin e tërhequr të martën, është caktuar që Istogu të luajë me skuadrën AEP Panorama. Istogu ishte bartës në short, ndërsa Panorama ishte e fundit e ranguar në mesin e skuadrave jobartëse. Rrjedhimisht Istogu vlerësohet favorit.
Ndeshjet zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor.