
Istogu synon ta kthejë Superkupën, Ferizaj ta mbajë atë
12 shtator 2025
| 13:49
Skuadrat që e kanë fituar Superkupën e Kosovës deri më tani, përballën të shtunën prej orës 17:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Istogu i ka fituar dy trofetë e parë të Superkupës, ndërsa vjet Superkupa i takoi Ferizajt.
Vjet në Rahovec u zhvillua finale dramatike, që u vendos vetëm me penallti.
Tani Istogu e Ferizaj përballen në “Bill Clinton”, në kërkim të trofeut të vlefshëm.
Edhe kjo ndeshje për Superkupë në mesin e hendbollisteve shpresohet të jetë interesante.